Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se ushtria ukrainase, pas një ngadalësimi të mëhershëm, ka vazhduar me aksionin e pushtimit të zonave të mbajtura nga forcat ruse në juglindje të vendit dhe se “mori iniciativën” dhe se ardhja e ukrainasve në Krime do ta detyronte presidentin rus Vladimir Putin në negociata.
Në një intervistë me ABC News që u transmetua të dielën mbrëma, Zelensky nuk i mohoi pretendimet e Washington Post se zyrtarët ukrainas i thanë së fundmi drejtorit të CIA-s, William Burns, se qëllimi i kundërofensivës ishte të afronte ushtrinë me Krimenë dhe më pas të detyronte Putinin të negocionte.
“Është një pyetje retorike absolutisht e qartë, logjike që në momentin që Ukraina arrin kufirin administrativ me gadishullin ukrainas të pushtuar përkohësisht, Krimenë, ka shumë të ngjarë që Putini të detyrohet të dialogojë me botën e qytetëruar, në kundërshtim me situatën që ekzistonte para pushtimit total”, tha Zelensky./FolDrejt/