Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha në përvjetorin e fillimit të luftës në Ukrainë se ky do të jetë viti i fitores së Ukrainës.
Zelensky shkroi në Telegram se më 24 shkurt, miliona ukrainas bënë një zgjedhje dhe zgjodhën rezistencën dhe luftën.
“Më 24 shkurt, miliona prej nesh bënë një zgjedhje. Jo një flamur i bardhë, por një flamur blu-verdhë. Jo duke ikur, por duke u përballur. Përballë armikut. Rezistencë dhe luftë,” shkroi Zelensky.
Sipas tij, viti i kaluar ishte vit i dhimbjes, pikëllimit, besimit dhe bashkimit. Dhe ky është viti i pathyeshmërisë sonë. Ne e dimë se ky do të jetë viti i fitores sonë!”, ka shkruar presidenti i Ukrainës, transmeton Fol Drejt.