Sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky lëshoi një dekret për vendosjen e sanksioneve kundër 51 personave dhe 220 kompanive të lidhura me transportin, komunikacionin dhe zonat industriale ruse dhe bjelloruse, u njoftua në faqen e internetit të presidentit të Ukrainës.
Kompanitë në listën e re të sanksioneve përfshijnë operatorin celular MTS, degët e Hekurudhave Ruse, Institutin Shtetëror të Kërkimeve për Produktet Kimike dhe Uzinën e Automobilave në Minsk, përcjell Fol Drejt.