Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se ukrainasit po luftojnë për të vërtetën dhe lirinë, dhe megjithëse liria ka një çmim të lartë, skllavëria kushton edhe më shumë, transmeton Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
“Në këtë betejë, ne kemi një armë të fuqishme dhe efektive. Çekiçin dhe shpatën e shpirtit dhe ndërgjegjes sonë. Guxim dhe trimëri. Virtyte që na shtyjnë të bëjmë vepra të mira dhe të mposhtim të keqen. Akti kryesor i guximit është qëndrueshmëria dhe t’i shkosh punës deri në fund, pavarësisht gjithçkaje. E vërteta ndriçon rrugën tonë. Ne e dimë. Ne e mbrojmë atë. E vërteta jonë është një luftë për liri. Liria ka një çmim të lartë. Por skllavëria kushton edhe më shumë”, ka shkruar Zelensky.
Ai gjithashtu publikoi një përzgjedhje tradicionale të fotografive për jetën dhe luftën e ukrainasve kundër agresionit rus.
Midis 24 shkurtit dhe 27 dhjetorit, forcat mbrojtëse të Ukrainës vranë rreth 103,220 pushtues rusë, përfshirë 620 vetëm gjatë ditës së kaluar. /FolDrejt/