Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbërriti sot në Hiroshima për samitin e liderëve të G7, raportoi Reuters.
Videot nga shumë media treguan Zelensky duke zbritur nga avioni i qeverisë franceze.
Fillimisht, Zelensky ishte dashur të merrte pjesë në samit përmes lidhjes video, por ai shprehu një dëshirë të fortë për të ardhur në Japoni, njoftoi Ministria e Jashtme japoneze, transmeton Fol Drejt.