Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbërrin papritur në Britaninë e Madhe.
Zelenskiy pritet të takohet me kryeministrin britanik Rishi Sunak, përcjell Fol Drejt.
“Sot – Londër. Mbretëria e Bashkuar është një lider kur bëhet fjalë për zgjerimin e aftësive tona në tokë dhe në ajër”, njoftoi Zelensky në Twitter.
“Ky bashkëpunim vazhdon edhe sot. Do të takoj mikun tim Rishi (Sunak). Ne do të zhvillojmë negociata thelbësore ballë për ballë dhe përmes delegacioneve”, shtoi ai.
Zelensky ishte për herë të fundit në Londër në shkurt kur u takua me mbretin Charles III. Më pas lideri ukrainas iu drejtua edhe parlamentit./FolDrejt/