“Ne kemi një vizion të përbashkët se si të shkojmë drejt fitores, sepse kjo është pikërisht ajo që i duhet Ukrainës – fitorja e vendit tonë”, theksoi Presidenti i Ukrainës.
“Gjatë gjithë ditëve të luftës, Britania e Madhe ka treguar se mbështetja e saj për Ukrainën është e fortë dhe e vendosur”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky sot pas takimit me kryeministrin britanik Boris Johnson në Kiev.
“Jam i lumtur që shoh sërish mikun e madh të vendit tonë, Boris Johnson, në Kiev”, tha Zelenski, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.