“Lufta në Ukrainë nuk është vetëm një luftë kundër shtetit tonë, por edhe një luftë kundër njerëzimit dhe vlerave demokratike. Ne ndjejmë ndihmën dhe mbështetjen e komunitetit botëror,” thekson Volodymyr Zelensky.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka falënderuar sot kryeministrin finlandez, Sani Marin, i cili po viziton Ukrainën, për ndihmën ushtarake dhe mbështetjen ndaj Kievit.
“Për ne, ndihma ushtarake e Finlandës është shumë e vlefshme. Armët, vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë dhe uniteti i partnerëve tanë në lidhje me anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian janë ato që mund të forcojnë mbrojtjen e vendit tonë. “Faleminderit kryeministrit finlandez Sani Marin për vizitën dhe mbështetjen”, ka shkruar Zelenski në profilin e tij në Facebook, shkruan agjencia ukrainase Interfax, transmeton Fol Drejt.