Presidenti Volodymyr Zelensky ka miratuar sanksionet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes kundër 2,507 personave civilë dhe 1,374 personave juridikë “të cilët nuk patën guximin të flisnin në mbrojtje të njerëzimit” ose që “janë të përfshirë në agresion kundër Ukrainës”. Shumica e tyre janë kompani të qytetarëve rusë, sipas Zyrës së Presidentit, shkruan The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
Lista përfshin gjithashtu fëmijët dhe të afërmit e ngushtë të diktatorit rus Vladimir Putin, oligarkët dhe rrethi i tyre i ngushtë, propagandistët rusë, zyrtarë të lartë të kompanive shtetërore dhe përfaqësues rusë në rajonet e pushtuara të Ukrainës. /FolDrejt/