Presidenti Volodymyr Zelensky ka siguruar se gjithçka që është rënë dakord me autoritetet amerikane gjatë vizitës së tij në Uashington do të zbatohet sa më shpejt që të jetë e mundur, raporton Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
“Sot (26 dhjetor) mbajta një takim të zgjeruar për rezultatet e vizitës në ShBA dhe zbatimin e marrëveshjeve. Nuk do të humbim kohë. Ne do të zbatojmë shpejt gjithçka që është rënë dakord në Uashington. Sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Zelensky.
Siç është raportuar, më 21 dhjetor, Presidenti Volodymyr Zelensky bëri udhëtimin e tij të parë jashtë vendit pas fillimit të luftës në shkallë të gjerë. Ai vizitoi ShBA-në, ku u takua me Presidentin Joe Biden dhe iu drejtua Kongresit të ShBA-ve.
Gjatë rrugës për në shtëpi, Zelensky zhvilloi një takim me Presidentin e Polonisë Andrzej Duda. /FolDrejt/