Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbërriti sot në Finlandë, ku do të diskutojë luftën me Rusinë dhe marrëdhëniet evropiane me liderët e vendeve nordike, njoftuan qeveritë e disa vendeve të rajonit.
Në deklaratën e qeverisë suedeze thuhet se temat e samitit janë lufta ruse kundër Ukrainës, mbështetja e vazhdueshme e vendeve nordike ndaj Ukrainës, marrëdhënia e Ukrainës me BE-në dhe NATO-n dhe “iniciativa ukrainase për një paqe të drejtë”, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Zelensky do të takohet me presidentin finlandez Sauli Niinista, si dhe me kryeministrat e Suedisë, Norvegjisë, Danimarkës dhe Islandës./FolDrejt/