Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se populli ukrainas duhet të jetë krenar që, siç tha ai, “mbijetuan 50 ditë nën sulmin rus” dhe morën “vendimin më të rëndësishëm – të luftonin”.
Në një adresë video, Zelensky tha se ukrainasit duhet të jenë krenarë që “mbijetuan 50 ditë nën sulmin rus”, kur Rusia, siç tha ai, “u dha atyre maksimumi pesë ditë”, shkruan AP, përcjell FolDrejt.
Ai shtoi se në atë kohë edhe liderët miqësorë botërorë i sugjeruan që të largohej nga Ukraina, por se, siç tha ai, “nuk e dinin se sa të guximshëm janë ukrainasit, sa e vlerësojnë lirinë dhe mundësinë për të jetuar ashtu siç duan”./FolDrejt/