Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se forcat ukrainase nuk humbën asnjë pozicion gjatë kundërofensivës, ndërsa, sipas tij, trupat armike “pësuan vetëm humbje”.
“Në disa zona, forcat tona po ecin përpara, në të tjera ata po mbrojnë pozicionet ose po u rezistojnë sulmeve, dhe në disa vende janë intensifikuar sulmet nga pushtuesit”, tha Zelensky në fjalimin e tij, transmeton Reuters.
Ai shtoi se Ukraina çliroi vetëm disa territore dhe se nuk humbi asnjë, përcjell Fol Drejt.