Duke iu drejtuar kombit nga një rrugë e pandritur e Kievit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina nuk ka frikë nga errësira apo dronët që Rusia dërgon për të sulmuar infrastrukturën energjetike të vendit.
Presidenti ukrainas deklaroi se Rusia deri më tani ka kryer më shumë se 8,000 sulme ajrore dhe ka lëshuar 4,500 raketa në Ukrainë.
“Ganatimet nuk do të na thyejnë – dëgjimi i himnit të armikut në tokën tonë është më i pakëndshëm dhe i frikshëm se avioni në qiellin tonë. Ne nuk kemi frikë nga errësira,” tha Zelensky, siç raportohet nga Reuters, përcjell Fol Drejt.