Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në lidhje me akuzat se ata u përpoqën të sulmonin rezidencën e presidentit rus Vladimir Putin në Kremlin gjatë natës, tha: “Ne nuk po sulmojmë Putinin ose Moskën. Ne po luftojmë në rajonin tonë. Ne po mbrojmë fshatrat tona. Ne nuk e sulmuam Putinin. Ne ia lamë gjykatës,”.
Zelensky mbajti një konferencë shtypi me kryeministrin suedez Ulf Kristersson, kryeministrin norvegjez Jonas Gahr Store, kryeministren daneze Mette Frederiksen dhe kryeministren e Islandës Katrin Jakobsdottir pas Samitit Nordiko-Ukrainë në Helsinki, kryeqyteti i Finlandës.
Zelensky uroi Finlandën për anëtarësimin në NATO dhe falënderoi liderët e vendeve skandinave një nga një për mbështetjen e tyre ndaj Kievit.
I pyetur nëse ai ka një mesazh nga Finlanda për Rusinë, Zelenskiy tha: “Ne po luftojmë vetëm për mbijetesën e vendit tonë dhe të ardhmen e qytetarëve tanë. Për ne nuk ka rëndësi se çfarë ndodh me qytetarët e Rusisë dhe me vetë Rusinë. Ne po mendojmë për njerëzit në Ukrainë. Nuk kam asnjë mesazh për Rusinë”, tha ai, transmeton Fol Drejt..