Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në fjalimin e tij të fundit me video se nuk ka përfunduar me zëvendësimin e zyrtarëve të rangut të lartë dhe se kushdo që nuk punon sipas standardeve strikte do të shkarkohet.
Javën e kaluar, Zelensky iu përgjigj raporteve për korrupsion, 11 muaj pas fillimit të luftës, duke shkarkuar më shumë se një duzinë zyrtarë, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Me atë rast ai premtoi se nuk do të ketë tolerancë për sjellje të paligjshme apo keqmenaxhim./FolDrejt/