Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se kthimi i ushtarëve ukrainas në Kherson është një ditë historike dhe premtoi të rimarrë të gjithë Ukrainën e pushtuar.
Dje pati një festë në rrugët e Khersonit kur ushtarët ukrainas mbërritën në qytetin nga i cili u tërhoq Rusia.
“Populli ynë. Kherson ynë”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Telegram, duke përshëndetur ditën historike dhe duke premtuar se do të rimarrë të gjithë Ukrainën e pushtuar, raporton BBC, transmeton Fol Drejt.