Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky njoftoi se një person mbeti i vrarë dhe 10 u plagosën në granatimet ruse të qytetit të Kupyansk, në lindje të Ukrainës.
Zelensky shkroi në Telegram se muzeu u godit dhe se një punonjës i muzeut u vra dhe se ka më shumë njerëz nën rrënoja.
Kreu i administratës rajonale të Kharkiv, Oleg Sinegubov, tha se forcat ruse shënjestruan qendrën e Kupyansk me raketa S-300 dhe se tre nga 10 personat e plagosur u shtruan në spital, transmeton Fol Drejt.