Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha sot se do të fillojë një “luftë publike” me vendet që ndihmojnë Rusinë të anashkalojë sanksionet.
“Fatkeqësisht, në të gjithë botën dhe në kontinentin evropian ka vende që ndihmojnë në anashkalimin e sanksioneve (anti-ruse). Mendoj se do të filloj të luftoj publikisht kundër atyre që mundësojnë anashkalimin e këtyre sanksioneve,” tha Zelensky në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidenti i Estonisë Alar Karis në Kiev.
Në të njëjtën kohë, Zelensky e konsideron paradoksale që ndërsa disa vende po përpiqen të rrisin prodhimin e raketave kundërajrore për Kievin, të tjerët po ndihmojnë në fakt Moskën, transmeton Fol Drejt.