Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se nuk do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të G20 në Indonezi nëse presidenti rus Vladimir Putin është i pranishëm.
“Pozicioni im personal dhe qëndrimi i Ukrainës është se nëse presidenti i Federatës Ruse merr pjesë, atëherë Ukraina nuk do të marrë pjesë. Do të shohim se si do të jetë”, tha Zelensky.
Zelensky u tha gazetarëve në Kiev pas bisedimeve me presidentin grek se presidenti indonezian Joko Widodo e kishte ftuar atë të merrte pjesë në samitin e 15-16 nëntorit, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.