Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy deklaroi para Parlamentit Evropian se mbrojtja e territorit ukrainas kundër pushtimit rus është edhe mbrojtje e Evropës.“Ne mbrohemi, ne ju mbrojmë ju”, tha presidenti i Ukrainës.
Siç vlerësoi ai, Ukraina po mbrohet kundër fuqisë që është më kundër Evropës në botën moderne, përcjell Fol Drejt.
Zelenski u prit në Parlamentin Evropian në Bruksel me duartrokitje të deputetëve. Sot, pas vizitës në Londër dhe Paris, Presidenti i Ukrainës do të marrë pjesë në samitin e krerëve të shteteve ose qeverive të Bashkimit Evropian.
Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel në Twitter ka mirëpritur presidentin ukrainas Zelensky në Bruksel, me mesazhin “Mirë se erdhe në shtëpi, mirë se erdhe në Bashkimin Evropian”./FolDrejt/