Presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se dy varre të tjera masive janë zbuluar në Izium, në verilindje të Ukrainës, pas çlirimit të tyre nga pushtimi rus në fillim të këtij muaji.
“Sot mora më shumë informacion,” i tha Zelensky CBS në një intervistë që u transmetua të dielën. “Gazetarët janë rrugës. Ata gjetën edhe dy varre masive, varre të mëdha me qindra njerëz., shkruan CNN, transmeton Fol Drejt.
“Gjithashtu dhe ne po flasim për një qytet të vogël të Izium. A e dini? Ka edhe dy varre masive në një qytet të vogël. Kjo është ajo që po ndodh.”
Të premten, autoritetet ukrainase përfunduan zhvarrosjen e mbi 400 trupave nga një vend varrimi masiv i zbuluar më parë në Izium. Shumica e trupave treguan shenja vdekjeje të dhunshme dhe 30 kishin gjurmë torture, sipas një zyrtari./FolDrejt/