Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha sot se, për aq sa ai është në dijeni, Kievi nuk ka urdhëruar sulmin terrorist në urën e Krimesë.
Në mëngjesin e 8 tetorit, një shpërthim ra në urën e Krimesë – një kamion u hodh në erë, pas së cilës shtatë rezervuarë karburanti nga një tren që po udhëtonte përgjatë pjesës hekurudhore të urës morën zjarr.
“Ne definitivisht nuk e kemi porositur një gjë të tillë, me sa di unë”, tha Zelenski në një intervistë për rrjetin televiziv kanadez CTV, përcjell Fol Drejt.