Presioni ndaj Rusisë duhet të rritet, dhe Ukraina pret hapa vendimtarë kundër industrisë bërthamore ruse dhe Korporatës Rosatom, si dhe më shumë presion mbi ushtrinë dhe bankat ruse, tha në llogarinë e tij në Twitter Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, raporton Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
“Paketa e 10 -të e sanksioneve të BE-së synon industrinë ushtarake ruse, propagandën dhe sistemin financiar. Presioni mbi agresorin rus duhet të rritet: ne presim hapa vendimtar kundër Rosatom dhe industrisë bërthamore sruse, më shumë presion ushtarak dhe bankar,” tha ai.
Më 25 shkurt, BE miratoi paketën e dhjetë të sanksioneve kundër Rusisë. Sipas përfaqësuesit të lartë të BE-së për punët e jashtme dhe politikën e sigurisë Josep Borrell, paketa e re synon 121 individë dhe subjekte juridike dhe parashikon kufizime të rëndësishme të reja të importit/eksportit dhe një ndalim për mediat e propagandës ruse. /FolDrejt/