Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka përshëndetur vizitën e Sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken në Kiev.
Zelensky këtë vizitë e konsideron si një sinjal të rëndësishëm për Ukrainën, ndërsa ajo vazhdon me një kundërofensivë kundër Rusisë në jug dhe lindje të vendit, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.
“Ky është një sinjal shumë i rëndësishëm se Shtetet e Bashkuara janë me ne. Për ne kjo është një garanci që ne mund t’i kthejmë territoret dhe tokën tonë, “tha Zelenskyy në komentet e videove të shpërndara nga zyra e tij.