Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se ka në plan të takohet me presidentin kinez Xi Jinping për të diskutuar propozimet e Pekinit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Në një fjalim me rastin e përvjetorit të parë të luftës në Ukrainë, ai tha dje se propozimi kinez sinjalizon se Pekini është i përfshirë në kërkimin e paqes, raporton BBC.
“Unë me të vërtetë dua të besoj se Kina nuk do të furnizojë me armë Rusisë”, tha Zelensky./FolDrejt/