Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha sot se ka diskutuar çështjet e mbrojtjes, sanksioneve kundër Rusisë dhe integrimit evropian me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Zelensky theksoi se ai pret që Bashkimi Evropian të miratojë së shpejti sanksione shtesë kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, raporton Reuters.
Ai shtoi se kufizimet tregtare të vendosura ndaj Ukrainës nga fqinjët e saj të Evropës Lindore janë “absolutisht të papranueshme” dhe se Kievi pret “vendime të forta” nga Evropa për t’i shfuqizuar ato, transmeton Fol Drejt.