Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot në një bisedë me gazetarët se operacionet kundërsulmuese dhe mbrojtëse të Ukrainës janë duke vazhduar, por ai nuk pranoi të japë më shumë detaje.
I pyetur nga një gazetar se si do ta komentonte deklaratën e presidentit rus Vladimir Putin, i cili tha të premten se forcat ukrainase sapo kishin filluar kundërsulmimin e tyre shumë të paralajmëruar, Zelensky ngriti supet dhe ngriti vetullat me përbuzje, raporton Reuters.
Në fund të majit, Ukraina njoftoi një kundërsulm kundër forcave ruse./FolDrejt/