Ai foli për “vende ku u kthye flamuri ukrainas” pa përmendur zona specifike.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi mbrëmjen e sotme se ushtria ukrainase ka rimarrë disa territore në rajonin e Kharkovit (në verilindje), të cilat ishin nën kontrollin e pushtuesve rusë, pa hyrë në detaje, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
“Këtë javë kemi lajme të mira nga rajoni i Kharkiv”, tha Zelensky në një video-mesazh. Pa sqaruar se cilat zona i referohej, ai foli për “lokacionet ku është kthyer flamuri ukrainas” .
Ukraina që nga java e kaluar ka nisur një kundërofensivë në pjesën jugore të territorit të saj dhe pretendon se po arrin sukses, ndërsa nga ana tjetër Rusia pretendon se po u shkakton humbje të mëdha forcave ukrainase.
Rajoni i Kharkiv ka qenë pjesërisht nën kontrollin e ushtrisë ruse që nga fazat fillestare të pushtimit që filloi më 24 shkurt. Qyteti me të njëjtin emër – i dyti më i madh i Ukrainës – është bombarduar , por trupat ruse nuk kanë mundur kurrë ta kapin atë./FolDrejt/