“Okupatorët kanë shënuar si armiq të tyre kulturën, arsimin dhe njerëzimin dhe nuk i kursejnë raketat apo bombat”, tha Vladimir Zelensky.
Të paktën shtatë persona, duke përfshirë një fëmijë, u plagosën në një sulm me raketa ruse në qytetin Lozova në rajonin Kharkiv të Ukrainës lindore, sipas raporteve nga qendra mjekësore e urgjencës lokale.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se predha goditi Shtëpinë e Kulturës së sapo rinovuar në Lozova, shkruan The Guardian, transmeton Fol Drejt.