Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se presidenti rus Vladimir Putin duhet të ndiqet penalisht për krimet e kryera në Ukrainë.
“Ne të gjithë duam të shohim një Vladimir tjetër këtu në Hagë, një që meriton të sanksionohet për krimet e tij në kryeqytetin e së drejtës ndërkombëtare. Jam i sigurt se kjo do të ndodhë kur të fitojmë,” tha Volodymyr Zelensky në një fjalim në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë, raporton Kyiv Independent.
Në një fjalim të transmetuar nga televizioni kombëtar ukrainas, Zelensky tha se Ukrainës i duhet vetëm “paqe e besueshme, paqe e vërtetë dhe liri dhe drejtësi e vërtetë”, transmeton Fol Drejt.