“Koha dhe vendi u zgjodh për të shkaktuar sa më shumë dëme”, tha Zelenski.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia i ka caktuar për sot sulmet me raketa ndaj vendit të tij, për të shkaktuar sa më shumë humbje te qytetarët, si dhe ka shënjestruar infrastrukturën energjetike.
“Ata duan panik dhe kaos, duan të shkatërrojnë sistemin tonë energjetik”, tha Zelenskiy përmes një videoje, e cila e tregon atë duke qëndruar para zyrës presidenciale, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.