Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi mbrëmë se rreth 60 persona u vranë nga një bombardim rus në një shkollë në fshatin lindor Bilokhorivka, të cilët fshiheshin atje nga granatimet.
“Rezultati i sulmit rus në Bilohorivka në rajonin e Luhansk është 60 civilë të vrarë që sapo ishin fshehur në shkollë, duke kërkuar strehim nga bombardimet”, tha Zelenski në një adresë video, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se ishte i tmerruar nga raportimet për sulmin në shkollën në qytetin ukrainas Bilokhorivka, ku një numër i caktuar njerëzish fshiheshin nga konflikti.
Zëdhënësi i OKB-së Stefan Dijaric tha se Guterres përsëriti se civilët dhe infrastruktura civile duhet të kursehen nga konflikti, sipas ligjit ndërkombëtar./FolDrejt/