Volodymir Zelensky, ka paralajmëruar një tjetër sulm të rusëve mbi Donbas, njofton tgcm24, transmeton Fol Drejt.
“Po përgatitemi për sulme të reja ruse në Donbas” – ka thënë presidenti ukrainas. Sipas tij:
“Pushtuesit ende nuk duan të pranojnë se janë neutralizuar dhe i ashtuquajturi operacioni special ka dështuar. Populli do i shtyjë pushtuesit drejt njohjes së realitetit”.
Më tej Zelensky është shprehur se ukrainasit do të bëjnë gjithçka për flamurin ukrainas, ligjin dhe jetën në atë shtet.
Për shkak të paralajmërimit të Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO, lufta në Ukrainë pritet të përshkallëzohet./FolDrejt/