Mbrëmë, në një fjalim të ri video, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vlerësoi se Federata Ruse duhet të shpallet shtet që sponsorizon terrorizmin dhe forcat e saj të armatosura organizatë terroriste.
Sipas tij, Kievi po punon gjithashtu që “bota demokratike” të përgjigjet me sanksione ndaj të gjithë zyrtarëve rusë që mbështesin, siç tha ai, “këtë luftë të turpshme”.
Ai vuri në dukje se paketa e gjashtë e sanksioneve e përgatitur nga Bashkimi Evropian do të ishte “me të vërtetë e dhimbshme për makinën ushtarake ruse dhe shtetin rus në tërësi”./FolDrejt/