Presidenti i Ukrainës tha se nuk mund të flitet që Rusia të mbajë territorin që ka pushtuar që nga fillimi i pushtimit.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se marrëveshja e paqes me Rusinë varet nga tërheqja e forcave ruse në pozicionet para 24 shkurtit, pra para fillimit të ndërhyrjes ushtarake ruse kundër Ukrainës.
Zelenski i tha një instituti londinez se ky është minimumi që vendi i tij mund të pranojë, shkruan BBC, përcjell Fol Drejt.