Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se ka shkarkuar dy anëtarë të lartë të shërbimit të sigurisë kombëtare, duke thënë se janë “tradhtarë”.
“Sot është marrë një tjetër vendim sa u përket anti-heronjve”, ka thënë ai.
“Nuk kam kohë të merrem më të gjithë tradhtarët, mirëpo gradualisht, të gjithë do të ndëshkohen”.
Ai ka thënë se “kushdo që e shkel betimin e besnikërisë ndaj popullit ukrainas, do të privohet nga gradat ushtarake”.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se forcat ruse janë duke u rigrupuar në Ukrainë për të rritur sulmet në lindje të shtetit.
Mbretëria e Bashkuar ka thënë se Rusia është duke dërguar mes 1,200 deri në 2,000 trupa, nga Gjeorgjia në Ukrainë, si përforcime.
Moska ka thënë të martën se do të zvogëlojë aktivitetet ushtarake në veri të Ukrainës dhe do të fokusohet në “çlirim” të rajonit Donbas në juglindje.
Stoltenberg ka thënë se synimi rus për të pasur rezultate ushtarake, nuk ka ndryshuar ende./FolDrejt/