Presidenti ukainas, Volodymyr Zelensky ka shkarkuar krerët e të gjitha qendrave rajonale të rekrutimit ushtarak, përcjell Fol Drejt.
Zelensky e mori këtë vendim për shqetësimet rreth korrupsionit.
“Ky sistem duhet të drejtohet nga njerëz që e dinë saktësisht se çfarë është lufta dhe pse cinizmi dhe ryshfeti gjatë luftës është tradhti,” tha ai.
Gjenerali i lartë Valery Zaluzhny do të jetë përgjegjës për zbatimin e vendimit, tha ai.