Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se sulmi në digën Nova Kahovka nuk do të ndikojë në planet e Kievit për të nisur një kundërofensivë dhe për të kthyer territorin e humbur.
“Shpërthimi i digës nuk ndikoi në aftësinë e Ukrainës për të çliruar territoret e veta”, tha ai në Telegram, duke shtuar se kishte folur me komandantët e tij të lartë ushtarakë dhe se ushtria ishte në nivelin më të lartë të gatishmërisë.
Ai tha se sulmi në digë është një bombë mjedisore e shkatërrimit në masë. Ai shtoi se shkatërrimi i digës nuk do të ndalojë Ukrainën dhe ukrainasit.
“Megjithatë, ne do të çlirojmë të gjithë vendin tonë. Vetëm çlirimi i plotë i territorit ukrainas nga pushtuesit rusë garanton se nuk do të ketë më sulme të tilla terroriste”, tha Zelensky, transmeton Fol Drejt.