Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se strategjia e re e shkatërrimit të infrastrukturës ukrainase, të cilën Rusia po zbaton, nuk do të dobësojë vendosmërinë e tyre për të çliruar territoret.
“Ne duhet t’i kthejmë të gjitha territoret, sepse unë besoj se fusha e betejës është rruga ku nuk ka diplomaci. Nëse nuk mund ta ktheni plotësisht vendin tuaj, lufta thjesht është e ngrirë”, tha lideri ukrainas.
Në një intervistë me Financial Times, Zelensky kundërshtoi frikën e vendeve perëndimore për një përshkallëzim të konfliktit dhe këmbënguli se nuk do të ketë zgjidhje të përhershme për luftën nëse Rusia nuk tërhiqet nga të gjitha territoret që ka pushtuar, raporton Guardian, transmeton Fol Drejt.