Revista Time ka shpallur presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, si “Personin e Vitit 2022”.
Në një shkrim të publikuar në faqen e saj të internetit, revista javore me seli në SHBA gjithashtu iu referua Zelenskyy-t si “Fryma e Ukrainës”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
44-vjeçari Zelensky, një ish-komedian dhe aktor, u zgjodh president i Ukrainës në vitin 2019. Pa asnjë përvojë reale politike, përpos aktrimit të rolit të presidentit në një serial televiziv, zgjedhja e tij u prit nga disa me skepticizëm.
Megjithatë, që kur Rusia filloi luftën e saj kundër Ukrainës në muajin shkurt, ai është shfaqur si një simbol i palëkundur i rezistencës së Ukrainës ndaj forcave ruse dhe vendosmërisë së fuqishme ukrainase për të mos humbur një luftë që shumë e panë si të humbur.
Përpos kësaj, revista Time gjithashtu vlerësoi edhe grupin muzikor “Blackpink” nga Koreja e Jugut, lojtarin amerikan të bejsbollit Aaron, si dheaktoren malajziane, Michelle Yeoh.
Revista gjithashtu emëroi gratë në Iran si “Heronjtë e Vitit”, si dhe ish-administratorin e NASA-s, Gregory Robinson dhe eleskopin James Webb si “Novatorë të Vitit”.
E përditshmja britanike The Financial Times gjithashtu zgjodhi Zelenskyy-n si personin e vitit./FolDrejt/