Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka falënderuar homologun e tij amerikan Joe Biden për nënshkrimin e një pakete të re të mbështetjes për Ukrainën.
Mbështetja prej 12.35 miliardë dollarësh përfshin ndihmë ekonomike dhe ushtarake. Qeveria amerikane deri tani i ka dhënë Ukrainës 65 miliardë dollarë, raporton agjencia e lajmeve AFP.
Të premten, presidenti Biden tha se do të “vazhdojë t’i sigurojë Ukrainës pajisjet që i nevojiten për t’u mbrojtur”, pas njoftimit të Rusisë se po aneksonte katër rajone të okupuara të Ukrainës.