“Le të presim dhe të shohim se si do të funksionojë marrëveshja dhe nëse siguria do të garantohet vërtet”, tha presidenti ukrainas
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se ishte “shumë herët” për të qenë i lumtur, duke komentuar rifillimin e eksporteve të grurit nga porti i Odessa dhe mesazhin e optimizmit të dërguar për të shmangur një krizë globale ushqimore, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
“Në këtë kohë është shumë herët për të nxjerrë përfundime dhe për të bërë ndonjë parashikim”, tha ai në videomesazhin e tij sot. “Le të presim dhe të shohim se si do të funksionojë marrëveshja dhe nëse siguria do të garantohet vërtet”, shtoi presidenti ukrainas.