Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai është i sigurt në aftësinë e vendit të tij për të zmbrapsur pushtimin rus dhe shtoi se Ukraina po përgatitet për një kundërsulm.
Në një intervistë për Alarabia, ai pranoi se situata është sfiduese, por se vendi i tij po forcohet për luftën.
“Nuk mund ta përshkruaj situatën si të mirë, por ne po luftojmë. Jemi më të fortë se një vit më parë”, tha Zelensky, transmeton Fol Drejt.