Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se ka diskutuar situatën rreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Anónio Guterres, në takimin e tyre në Lviv të enjten.
Zelensky tha se gjatë takimit, “vëmendje e veçantë iu kushtua temës së shantazhit bërthamor të Rusisë në Zaporizhzhia”, përcjell rtv21.tv
“Ky terror i qëllimshëm nga ana e agresorit mund të ketë pasoja katastrofike globale për të gjithë botën. Prandaj, OKB-ja duhet të sigurojë sigurinë e këtij vendi strategjik, çmilitarizimin e tij dhe çlirimin e plotë nga trupat ruse”, tha tutje presidenti ukraina.
Rusia dhe Ukraina fajësojnë njëra-tjetrën për bombardimin e territorit të centralit bërthamor dhe të dyja palët kanë paralajmëruar për rrezikun e një katastrofe bërthamore. Por nuk ka pasur asnjë marrëveshje se si një mision nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike mund të ketë akses të sigurt në termocentral.
Zelensky tha gjithashtu në Telegram se ai dhe Guterres “ranë dakord të vazhdojnë koordinimin e zbatimit të iniciativës së grurit”, raporton CNN
“Ne diskutuam gjithashtu drejtimet e mundshme të zhvillimit të saj, çështjen e dëbimit të paligjshëm dhe të detyruar të ukrainasve, lirimin e personelit tonë ushtarak dhe mjekëve nga robëri”, theksoi ai./21Media