Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha për Sky News se nuk është i interesuar të takohet me Vladimir Putin për bisedimet e paqes, duke thënë se ai në fakt është i parëndësishëm dhe se nuk është i sigurt se kush i merr saktësisht vendimet në Rusi.
“Nuk jam i interesuar për një takim me Putinin. Jo për një takim, jo për negociata. Unë me të vërtetë nuk e di se kush i merr vendimet në Rusi. Pas pushtimit të gjithanshëm, Putini nuk është askush për mua”, tha Volodymyr Zelensky.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov hodhi poshtë komentet e Zelenskit se Vladimir Putin është një “askush” me të cilin ai nuk është i interesuar të bisedojë.
“Mendoj se përgjigja ndaj deklaratave të tilla nuk është e nevojshme”, u përgjigj Peskov.
“Ai vetë pushoi së qeni kundërshtar i Presidentit Putin shumë kohë më parë,” tha ai, duke treguar atë që ai tha se ishte dështimi i Zelensky-t për të përmbushur premtimet e tij parazgjedhore në drejtim të zgjidhjes së situatës në rajonin e Donbasit të Ukrainës dhe të Minskut, transmeton Index, përcjell Fol Drejt.