Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se ka në plan të takohet me presidentin kinez Xi Jinping, por nuk tha se kur mund të zhvillohet një takim i tillë, raporton Fol Drejt.
“Kam në plan të takoj Xi Jinping dhe besoj se kjo do të jetë e dobishme për vendet tona dhe për sigurinë në botë”, tha ai në një konferencë shtypi në Kiev në përvjetorin e parë të pushtimit rus të Ukrainës.
Zelensky kishte përsëritur më herët se nuk do të zhvillonte bisedime me presidentin rus Vladimir Putin. /FolDrejt/