Presidenti i Ukrainuës, Volodymyr Zelensky, ka theksuar në një intervistë se lufta në mes të Ukrainës e Rusisë do të përfundojë me vdekjen e presidentit rus, Vladimir Putin.
Kur do të marrë fund lufta ruse në Ukrainë, e nisur që në muajin shkurt? ”Me vdekjen e presidentit rus Vladimir Putin, lufta në Ukrainë do të përfundonte”. Kështu thekson presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i intervistuar nga gazetari amerikan David Letterman, përcjell Fol Drejt.
“Le të supozojmë se Putini ftohet keq dhe vdes, apo nëse ai aksidentalisht bie nga dritarja dhe vdes. A do të vazhdojë lufta?”,-pyet gazetari presidentin ukrainas gjatë intervistës.
“Jo”, përgjigjet Zelensky në mënyrë të prerë.“Nuk do të kishte luftë, jo”, përfundoi ai./FolDrejt/