Zelensky: Mbrojtja e Ukrainës kushton pesë miliardë dollarë në muaj
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka vlerësuar koston mujore të mbrojtjes së Ukrainës kundër pushtimit rus në rreth 5 miliardë dollarë.
“Kjo është një luftë për të drejtën, për atë se si do të jetë rendi i ardhshëm botëror”, tha ai në fjalimin e tij virtual para delegatëve, në samitin e NATO-s në Madrid.
Udhëheqësi ukrainas bëri thirrje për më shumë armë, financa dhe sanksione “për të ndaluar aftësinë e Rusisë për të paguar për luftën”.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka përsëritur sot se Ukraina mund të vazhdojë të llogarisë në mbështetjen dhe ndihmën e aleancës për “për aq kohë sa duhet” në betejën e saj me Rusinë.