Presidenti Zelenskyy ka thënë se situata pranë qytetit lindor të Bakhmut ishte “më e vështira” në vijën e frontit, por trupat ukrainase deri më tani kanë frenuar me sukses përparimet e Rusisë, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Situata në Bakhmut është më e vështira në territorin e vendit tonë”, tha Zelenskyy në një konferencë për shtyp.
“Nuk është e lehtë për ushtarët tanë në lindje, por ata nuk e quajnë atë “kështjella Bakhmut” për kot,” tha ai, duke shtuar se forcat ukrainase “po i mbanin fort” pozicionet e tyre. /FolDrejt/